Neritan Liçaj: Edi Rama nuk është më kryeministër

0
Neritan Liçaj: Edi Rama nuk është më kryeministër

“Edi Rama nuk është më kryeministër, ç’fitues mund të jetë ai, nuk mori as 15% të votave. Ai vetë nuk merr as 50 mijë vota por kanë dalë duke i kërcënuar. E dimë të gjithë se nuk është 21% por 15%. Me këtë ata nuk po përfitojnë asgjë më shumë po e dëmtojnë veten”, tha Neritan Liçaj.

Ai tha se me krijimin e Gjykatës Kushtetuese do të ketë ripërsëritje të zgjedhjeve, duke shtuar se ky është edhe misioni i ndërkombëtare që këmbëngulin për ndërtimin sa më të shpejtë të organeve të drejtësisë.

Aktori Neritan Liçaj i cilëson votimet e djeshme si një tronditje për gjithë klasën politike në vend, ndërkohë që përsa i përket Teatrit Kombëtarë dhe tentativës për ta shembur, ai tha se jo vetëm nuk do të ndodh por protestat theksoi ai, do të vijojnë deri në plotësimin e disa kërkesave që kanë parashtruar artistë.

“Vota është ajo që e ka sjellë gjithë këtë katrahurë dhe po nuk u rregullua kjo, asnjë ndryshim nuk do të ketë. Ka nevojë për ndryshime të Kushtetutës. Kali betejës ë vitit 3013 ishin ndryshimet kushtetuese nderkohë që sot shkilet ligji hapur. Veliaj duhet të shesi fiq edhe kaq, ai nuk e shemb do Teatrin. Kur filloi beteja për Teatrin ai ishte më i kuotuari nga të gjithë, por ai e tregoi veten se i mungon shtylla kurrizore, pas presionit të Ramës se më jep Teatrin të fitoj zgjedhjet. Me këtë tregoi se nuk e din se sa vlen ajo godinë. Njësoi si Ramës, edhe Veliajt Teatri ia filloi pikiatën. Ne ia filluam tatëpjetën dhe shqiptarët mësuan se po të duan, po të kenë vullnet ia arrijnë”.