Muhabetit të gishtave dhe timonit ka fillu me i dalë boja

0
Muhabetit të gishtave dhe timonit ka fillu me i dalë boja

Muhabetit të gishtave dhe timonit ka fillu me i dalë boja. Që Rilindja ka ditur t`a shesë veten mirë, kjo nuk ka dyshim. Mori vota vetëm me muhabet timoni. Por, me sa po na shohin sytë e na dëgjojnë veshët po i çirret maska.

Po i çirret ajo maskë, pas të cilës fshihej pazotësia për qeverisje. Po i çirret ajo maskë pas të cilës fshihehin korrupsionet dhe tenderat fiktivë. Po i çirret ajo maska se ky lartëgjatësia dhe turma rilindase e kohës internetit kishin krijuar me kujdes.

Dhe këtij makijazhi rilindas, që duhet përgëzuar si arritje, po i del boja. Skandale pas skandali. Koncensione dhe lidhje me bandat. Ekonomia që ka rritje vetëm në paçavuret që ka përpara Ahmetaj. Hapja surreale e negociatave falë çunit mirë Dit Bushati. Paçavurja e arsimit dhe librat falas, në i thënçin, të bjondes Lindita. Lëre pastaj skandalet  me vëllezërve të ministrave. Kapje të krimit me deputetë. Dhunë dhe terror nga të fortit që kanë ngjyrë mavi.

Që mos mjaftonte, sepse sulmeve dhe skandeleve që publikon opozita, duhet ti përgjigjet. Dhe oburra tani me padi në gjykatë, ose me manipulime faktesh. Të gjitha po i bë kjo qeveria. Edhe kundra portaleve ka ndërmarrë një fushatë regjistrimi. Që të mos kujtojë publiku se e ka në interes të fakteve dhe kush është e drejtë. Ky e ka qëllimin gjetkë. Ky do me kuptuar kush është pas tyre, që ti blejë. Po nuk arriti ti blejë, do i shantazhojë e zhdapi në dru po nuk u tërhoqën.

Tek policia nuk shkon dot, se do mësoni si Xhisiela. Pra ky po mundohet të mbyllë një rreth vicioz që ka për ta çuar këtë vend në një rend diktatorial, por që do e shesin si demokraci.

MEDIA LINE NEWS | medialine.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here