Mrekullitë në organizëm që vijnë nga konsumimi i ushqimeve lejla

0

Ushqimet lejla janë shumë të dobishme për organizmin. Vlerat e tyre ushqimore dhe vitaminat sjellin shumë përfitime tek ata që i konsumojnë.

Ne po ju sjellim disa nga përfitimet kryesore të tyre:

Luftojnë Kancerin

Sipas një studimi të bërë në universitetin e Porto-s, antracianozidet që gjenden tek boronica parandalojnë zhvillimin e qelizave kanceroze. Të njëjtin efekt ka edhe orizi i zi si dhe misri lejla.

Janë anti-plakje

Antioksidantët që gjenden në këto ushqime mendohet se kanë efekte anti-plakjeje. Me kalimin e kohës, ekspozimi tek rrezet UVA dhe UVB dëmton lëkurën tonë, nivelet e kolagjenit ulen dhe lëkura fillon të rrudhoset. Një studim i kryer në 2009-ën zbuloi se antracianozidet që gjenden në boronica ndihmuan në rregullimin e dëmtimeve të bëra nga rrezet UV në lëkurë.

Parandalojnë obezitetin

Një studim japonez i publikuar në 2008-ën, arriti në rezultanin se minjtë që merrnin më pak antracianozide, shtonin më shumë në peshë. Vitin e fundit, një tjetër studim i bërë tek minjtë të ushqyer me patate të ëmbla, zbuloi se ata humbnin më shumë në peshë sesa shtonin.

Forcojnë trurin

Një sdutim 16-vjeçar zbuloi se antracianozidet mund të shtyjnë plakjen e trurit deri në 2 vjet e gjysëm.

Mbrojnë zemrën

Antracianozidet mbrojnë muskulin e zemrës dhe enët e gjakut nga dëmtimet oksidative.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here