Moti i keq në Europë shkakton mbi dhjetra viktima

0

Europa vazhdon të mbetet në darën e të ftohtit, që ka shkaktuar bllokimin e qindra personave në rajonin e alpeve, anulimin e një sërë fluturimeve dhe ka shtuar rrezikun e orteqeve vdekjeprurës.

Të paktën 13 persona janë vrarë këto dite, një pjesë nga aksidente të lidhura me motin e keq në kontinentin e vjetër, por shumica kanë humbur jetën prej orteqeve.

Në Norvegji përpjekjet për të gjetur trupat e katër skiatorëve u penguan nga dukshmëria e ulët dhe reshjet e dendura të dëborës. Një 29-vjeçare suedeze dhe tre finlandezë të moshave 29, 32 dhe 36 vjeç dyshohet të kenë vdekur që te gjithë po për shkak të një orteku. Policia rumune gjeti trupin e ngrirë të një 67-vjeçari në një parking të qytetit jugor të Slatinës; E shoqja ishte alarmuar se ai nuk qe kthyer në shtëpi.

Temperaturat në disa pjesë të Rumanisë kanë zbritur në minus 24 gradë Celsius. Me qindra banorë në Austri kanë mbetur të bllokuar në shtëpitë e tyre për shkak të bllokimit të rrugëve dhe në disa rajone ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të dëmtimit të linjave të tensionit të lartë nga dëbora, e shkollat janë mbyllur.

Disa persona kanë gjetur vdekjen prej orteqeve në Austri, Zvicër dhe Gjermani, ndërsa në Holandë, aeroporti i Schipholit u detyrua të anulonte të martën gati 25% të fluturimeve.

Anulime raportohen dhe në Sllovaki. Me dhjetëra refugjatë në veri të Greqisë ndërkohë kanë protestuar ndaj kushteve të vështira të jetesës në kampin e tyre, ndërkohë që vendi është përfshirë nga ngricat.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here