Mos u stresoni sepse do keni probleme edhe me kujtesën

0
Mos u stresoni sepse do keni probleme edhe me kujtesën

Stresi dëmton kujtesën. Hormoni i stresit ndikon në humbjen e të mbajturit mend.

Organizmi i njeriut prodhon sasi shtesë të një hormoni, të quajtur kortizon, kur është në situata frike ose stresi. Dhe, sipas studimeve të realizuara kohë më parë, kjo rritje e hormonit të stresit mund të ndikojë në dëmtimin e kujtesës.

Shkencëtarët thonë se edhe pse personi e ka mësuar një gjë, për shkak të stresit ka problem që ta rikujtojë atë që e ka mësuar.

Kjo ndodh për shembull në rastet e provimeve të studentit, kur gjatë testit atyre nuk u kujtohen gjërat që i kanë mësuar, ndërsa më pas, kur niveli i hormoneve normalizohet, atyre përnjëherë u kujtohet çdo gjë. Mundohuni ta luftoni stresin në çdo situatë, për të ndihmuar kështu trurin të “nxjerrë” më lehtë njohuritë e akumuluara.