Moderatorja Dojna Mema merr pushim nga rrjetet sociale

0
Moderatorja Dojna Mema merr pushim nga rrjetet sociale

Moderatorja shqiptare merr një pushim nga rrjetet sociale. Dojna Mema përfundoi me sukses drejtimin e ‘The Voice Of Albania Kids’, ku u mësuam ta shihnim moderatoren çdo të premte mbrëma në ekranin e ‘Top Channel’ në një tjetër stil.

Pas përfundimit të tij, Dojna ka vendosur të tërhiqet deri diku nga rrjetet sociale dhe arsyen pse, e ka zbuluar në një prej pyetjeve që i janë drejtuar në ‘Instagram’. “Pse nuk je shumë aktive në ‘Instagram’?”, ishte pyetja qe Mema ju përgjigj duke thënë: “Ndodh kur ke një jetë reale. E vërteta është se pas ‘The Voice Kids’ kam dashur një periudhë qetësie”. Siç duket moderatorja ka vendosur të pushojë për pak kohë dhe nga rrjetet sociale.

Moderatorja Dojna Mema merr pushim nga rrjetet sociale