Modeli i Lali Erit edhe në Elbasan: Miliona për pastrim dherash në shtratin e Zaranikës

0

Mesa duke modeli i “Lali Eri” do të shtrihet në disa bashki tē vendit me urdhër nga lartgjatësia e tij.

Sikurse ka ndodhur edhe më parë, në bashkinë e re tē Elbasanit ka nisur me zell ndjekja e modelit të “Lali Erit”, si në daljet publike, si në “shitjet e modelit ndryshe”, tanimē edhe në bërjen e punëve.

Ndërhyrja në shtratin e Zaranikës ishte e domosdoshme, por me një kosto të përballueshme me një qytet si Elbasani, me 1001 halle. Sot, kushdo nga banorët e zonês, por edhe ata që kalojnë kanë parë ndërhyrjet qē po bëhen për pastrimin e shtratit tē Zaranikës. Një nisme e dobishme, por e cila nē vetvete ështē vetëm njē arnim dhe asgjë më shumë. Dhe për ketë arnim barra e banorëve do të jetë qindra miliona lekë.