Mkhitaryan zbulon arsyet përse pranoi kalimin nga Arsenal për tek Roma

0
Mkhitaryan zbulon arsyet përse pranoi kalimin nga Arsenal për tek Roma
Mkhitaryan zbulon arsyet përse pranoi kalimin nga Arsenal për tek Roma

Heinrikh Mkhitaryan ishte përforcimi më i bujshëm i Romës në ditën e fundit të merkatos verore, me fantazistin armen që erdhi në huazim të thjeshtë nga Arsenali, me qëllim që të rigjejë formën e tij më të mirë.

Nga grumbullimi me kombëtaren armene, ku mban edhe shiritin e kapitenit, Mkhitaryan u shpreh mjaft i kënaqur me kalimin te Roma dhe shpjegoi arsyet që e bindën për të miratuar veshjen e fanellës verdhekuqe.

“Jam shumë i kënaqur me kalimin te Roma. Klubi më ka shpjeguar objektivat sezonalë, që janë rikthimi i skuadrës në Champions, finalja e Europa Leagues dhe triumfi në Kupën e Italisë. Besoj shumë te skuadra dhe te Fonseca, ndaj jam i bindur që do t’ia dalim”, deklaroi Mkhitaryan.