Ministria e Lleshajt bën namin me bileta. Plot 60 mijë dollarë bileta

0
Ministri Lleshaj hedh akuza ndaj Presidentit Meta

Aranita Brahaj, drejtoreshë e Open Data ka ngritur një pyetje mbi pagesën e udhëtimit të ministrit të Brendshëm, Sandër Llashaj, në Bejrut, udhëtim që sipas saj, u bë për të realizuar një ‘foto-propagandë” me Alvin Berishën.

Sipas saj, nga data 1 janar e këtij viti dhe deri më tani, Ministria e Brendshme (MB) ka shpenzuar për udhëtime jashtë vendit mbi 60 mijë dollarë,ndërsa argumenton se mes tyre mund të jetë edhe pagesa për biletën e Lleshajt Tiranë-Bejrut për një Foto Promocionale (propagandistike) me Alvinin.

Reagimi i plotë:

Kush e pagoi biletën e z. Lleshi për Bejrut. A janë dakord taksapaguesit të kontribuojnë që ministri të udhëtojë për Foto-Propagandë
Nga 1 janari e deri sot Ministria e Brendshme ka paguar përmes thesarit për axhensi për transport ajror shumë prej 6.25 milionë lekë (me shume se 60 mijë usd) si Udhëtime Jashtë Vendit. Në shumicën e rasteve këto janë udhëtime të ministrit dhe zyrtarëve nivel i lartë, shpenzime të aparatit të ministrisë dhe jo të Policisë së Shtetit. Mes tyre duhet të jetë edhe pagesa për biletën e Ministrit Tiranë-Bejrut për një Foto Promocionale (propagandistike) me Alvin.