Mijëra euro konferenca dhe llafe që s’i hyjnë në punë askujt

0
Mijëra euro konferenca dhe llafe që s'i hyjnë në punë askujt

“Konferenca, workshope, prezantime, takime strategjike, ujë në hava! Llafe që s’i hyjnë në punë askujt”.

  • 400 € salla
  • 800 € kafja
  • 800 € përkthimi
  • 5 mijë € rruga për “ekspertët”
  • 5 mijë € dhe akomodimi me 5*
  • 50 mijë € “studimi” ku mësojmë se “dhuna të bën dëm” ose ndryshe “Rakia bëhet nga rrushi”

Në panel njerëz me rroga 10 mijë euro në muaj. Dhe zyrtarë që rrinë 10 minutat e para!

70 mijë € në një sallë × 5 salla x 5 hotele = 145 mijë € dita në hotelet përgjatë bulevardit.

Konferenca, workshope, prezantime, takime strategjike, ujë në hava! Llafe që s’i hyjnë në punë askujt. Shkresa që s’i lexojnë as ata që i kanë shkruar!

Aktivitete hotelesh pa fund! Nuk ngeli grua pa u dhunuar, hajdut pa kapur, politikan pa ndëshkuar e punë pa vënë në vijë me kaq stuhi pune brenda mureve të hoteleve me 5 yje.

Edhe fotot vu, me aparat profesional. Ca dëgjojnë me vëmendje, ca shkruajnë, ca me mikrofon. Kamerat po ashtu. Mjerë kolegët që merren me PR c’heqin. Se të gjithë duan të dalin në televizor, sado qesharake të jetë mënyra si na tregojnë për rakinë dhe rrushin nga sallat e konferencave!

Mirë që bini erë, po të paktën mend mos shisni, se nuk ua ka borxh kush!

Shkrim nga Edlira Gjoni