Menaxheri i Hysajt flet për ekipin ku do të luajë mbrojtësi shqiptar

0
Menaxheri i Hysajt flet për ekipin ku do të luajë mbrojtësi shqiptar
Menaxheri i Hysajt flet për ekipin ku do të luajë mbrojtësi shqiptar

Në fillim të verës përflitej se do të largohej me siguri nga Napoli, pas 4 sezoneve mjaft të suksesshme aty, por kur kanë mbetur edhe 10 ditë nga mbyllja e merkatos, mbrojtësi shkodran është gati të djersijë sërish fanellën e kaltër.

Lajmi është konfirmuar nga vetë menaxheri i Hysajt, që në një intervistë për radion napolitane “Kiss Kiss Napoli”, deklaroi se mbrojtësi shkodran do të vazhdojë të punojë nën urdhrat e Carlo Ancelottit të paktën edhe për sezonin e ardhshëm.

Hysaj humbi vendin e titullarit me Ancelottin dhe gjatë verës pati oferta nga disa skuadra, por asnjëra prej tyre nuk u bind të paguajë shifrën e lartë që kërkonte Aurelio De Laurentiis për kartonin e shkodranit.

Tashmë nuk mbetet gjë tjetër veçse mbrojtësi të harrojë largimin dhe të punojë fort për t’u rikthyer sërish titullar në formacionin e Ancelottit, ndonëse beteja në krahun e djathtë do të jetë vërtetë e fortë me Malcuit dhe Di Lorenzo.