Melania Trump po nxjerr ne takime sozinë e saj

0
Melania Trump po nxjerr ne takime sozinë e saj

Një tjetër teori konsperative po qarkullon në internet për Zonjën e Parë të SHBA-ve, Melania Trump. Njerëzit janë të bindur që së fundmi Melania Trump, po përdor një sozi për daljet në publik.

Në videot e fundit të publikuara, teksa ecën pranë Presidentit Trump pas mbërritjes në Florida, Zonja e Parë duket disi ndryshe në paraqitje. Njerëzit madje mendojnë se zëvendësuesja e Zonjës së Parë është vetë truproja e saj.

Embedded video

“Fillimisht mendova se #fakeMelania ishte një budallallëk, por sot mendoj që kjo grua s’është ajo.”- shkruan dikush në Twitter.

“Nuk është çudi që ajo dukej sikur kishte humbur nja 12 cm në gjatësi”, shkruante dikush tjetër.

Hashtagu #fakeMelania momentalisht ka pushtuar Twitter-in duke u kthyer në fiksimin e ri të internetit. Por të tilla teori kanë nisur që prej tetorit të 2017-ës. Falë disa ndryshimeve të dukshme në fizikun e saj, njerëzit ishin të bindur që kreu i Amerikës shoqërohej nga sozia e Melanie Trump dhe jo nga vetë ajo