Mc Kresha cakton ditën e dasmës

0
Mc Kresha cakton ditën e dasmës

Kohët e fundit është përfolur shumë se Mc Kresha është në një lidhje dashurie. Por këngëtari shqiptar nuk ka folur asnjëherë rreth kësaj romance.

Mirëpo ai është kapur mat disa herë rrugëve të Tiranës duke u kapur dorë për dore me të. Madje ai ka dalë të festojë edhe ditëlindjen me të dashurën e zemrës.

Thjesht ai nuk dëshiron të flasë për jetën private. Mirëpo, Prive ka zbuluar identitetin e vajzës bionde që i ka rrëmbyer zemrën reperit nga Kosova.

Ajo quhet Erzina dhe është kthyer nga Kanadaja, një vit më parë për të punuar si menaxherja e një firme rrobash në Kosovë. Gjatë këtij viti ajo është njohur dhe dashuruar me Kreshën.

“Kresha është bashkë me Erzinën prej ca kohësh dhe do të kurorëzojnë dashurinë në muajin dhjetor. Madje, çifti e ka caktuar edhe datën për eventin”,- kanë thënë burime të sigurta për “Prive”.

Mc Kresha cakton ditën e dasmës