Mbi 600 punëtor të by-passit të Fierit protestojnë për rrogat

0
Mbi 600 punëtor të by-passit të Fierit protestojnë për rrogat

Mbi 600 punëtorë të 55 firmave nenkontraktore dhe furnitorë që punojnë në by-passin e Fierit kanë dalë sot në protestë, pasi kërkojnë marrjen e pagave të prapambetura.

Punëtorët shprehen se ende nuk i kanë marrë rrogat për punët që kanë kryer në periudhën korrik 2016 deri në janar 2017. Protestuesit kanë bllokuar rrugën Fier- Lushnje, në Mbrostar.

Në date 1 nëntor në takimin që kanë zhvilluar me ministrin Damian Gjiknuri punëtorëve u është premtuar se në dakordesi me kryeministrin po përgatitet një VKM për te kryer pagesat.

“Ne kërkojmë qe ky premtim i ministrit të behet publik dhe të behet një marrëveshje ligjore ndërmjet shtetit dhe kompanive. Ne nuk lejojmë rifillimin e punimeve pa u shpërblyer duke krijuar barrikade njerëzore. Për 7 muaj punime nga muaji korrik 2016 deri ne janar 2017 ne jemi të papaguar”- shprehen punonjësit.

Kësaj proteste i janë bashkuar edhe fermerët që ankohen se nuk janë dëmshpërblyer.

Tenderimi fillestar për By Passin e Fierit ka qenë 39 milion euro, ndërkohë ri tenderimi në momentin që janë kryer mbi 60 % të punimeve është mbi 37 milion euro.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here