Maskat grabisin bankën dhe terrorizojnë Kosovën

0
Maskat grabisin bankën dhe terrorizojnë Kosovën
Maskat grabisin bankën dhe terrorizojnë Kosovën

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur në Shtime të Kosovës. Mësohet se një grup personash kanë grabitur një bankë dhe ende nuk dihet shuma e parave të grabitura.

Policia e Kosovës bën të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 08:15, ndërsa ende nuk dihet shuma e parave të grabitura.

“Sot rreh orës 08:15, në rrugën “Tahir Sinani” ka ndodhur një rast grabitje me armë kur në lokalet e bankës kanë hyrë katër persona të armatosur me armë të gjata dhe nën kërcënimin e armës nga punëtorja kanë kërkuar që t’i dorëzoj paratë nga arka, shuma nuk dihet për momentin.

Me këtë rast ka pasur edhe shkrepje arme në ajër nga ana e një të dyshuari por nuk ka persona të lënduar”,thuhet në njoftimin e policisë.