Mashtrimi me tekstet shkollore: Rriten çmimet paradoksalisht

0

Tanimē jemi mësuar me abuzimet e pafundme me çmimet e teksteve shkollore për arsimin 9-vjeçar dhe gjimnazet.

Sonte do t’ju sjellim me fakte se si libra të prodhuar në vitin 2017 shiten në vitin shkollor 2019-2020 të njejtë dhe me cmime të ndryshuar.

Kjo foto e CIP katagolizimit që e shkruan paster dhe qarte që ështē ribotim dhe daton në vitin 2017. Libri në fjalë ēshtë e lëndës së Historisë për klasat e 10 ose viti i 1-rë i gjimnazit.

Por, nuk mjaftohen këtu, mirë që janë botime të plot dy viteve mē parë, rrisin edhe çmimin e shitje duke u mjaftuar me një letër tē ngjitur sipër çmimit real.

Edhe pse cmimi nuk ka ndonjë diferencë të lartē nga 420 lekë nē 437 kjo bëhet duke abuzuar pastër dhe në kurriz të xhepave të shqiptarëve. Nëse ndiqet e njejta skemë pēr 10 libra për një nxënës shkon 170 lekë. Kjo shifër e shumëzuar me 20 mijë nxënës kap abuzime milionash.

Dhe, shteti ynë hesht duke dhënë njē dorë nē katandisjen e plotē të këtij sistemi arsimor të kalbur.

MEDIA LINE NEWS| medialine.al