Marrëdhënia e Ramës me Kinën si batuta e filmit “Zonja nga qyteti”

0
1 prilli dita që tanimë ka edhe në Shqipëri simbolin e saj

Marrëdhënia e Ramës me Kinën si batuta e filmit “Zonja nga qyteti”. Besoj se ata që janë në moshë madhore e mbajnë mend mirë filmin. Batuta është tamam prezantuese e marrëdhënies sotme midis qeverisë shqiptare dhe asaj kineze. Lermëni t`jua rikujtojmë batutën, “Qumështin, grurin… e të tjerat ja doni fshtatit ju, por djemtë nuk ja doni”

Se sa e paskrupullt është kjo qeveri shqiptarët po e kuptojnë dita- ditës, por tani kanë rastin ta kuptojnë edhe të huajt. Rama me një qetësi prej palaçoje shkon e i kërkon Kryeministrit Kinez liberalizimin e vizave me Shqipërinë, kur në Shqipëri nuk ka lënë funksionar pa i nxjerr bojën konçensionarit, duke i vënë theksin se janë Kinez.

Madje Bukuroshe (Belinda) Balluku i jepte leksione sigurie dhe i kujtonte se ky konçensionar e kishte kthyer aeroportin e Rinasit identik me ato Kineze. Tani po jua lëmë ju në dorë ta vlerësoni, sepse ne jemi “kazan” mediatik.

Këtë sjellje do ta krahasoja në mënyrë banale me një histori të treguar kafeneve për sjelljen e qenit të tij. Po më tregonte se sa “budalla” ishte treguar qeni i tij Haski. Para një Çiaue ishte frikësuar aq keq sa përpëlitej tek këmbët e tij dhe imagjino Çiaua ishte sa koka e tij. Ndërsa teksa po e nxirrte shëtitje pa matanë një gardhi me rrjetë një qen kufiri, dhe aty po lihte si i çmendur dhe po e tërhiqte gati zvarrë.

Besoj se krahasimi ishte me vend, edhe pse pak banal!

MEDIA LINE NEWS| medialine.al