Manjani-Metës: Mos shko para atij palo komisioni

0

Ylli Manjani, ish-ministri i Drejtësisë i qeverisë “Rama”, ka dhënë opinionin e tij nëse duhet të shkojë apo jo Presidenti Ilir Meta në komisionin hetimor parlamentar, që është çështja mbizotëruese e politikës këtë të hënë.

“Po të ma dëgjonte këshillën, Ilir Meta nuk duhet të shkojë tek ai palo Komision Parlamentar, që ta marrin në pyetje Ulsillarët dhe bullarët e parlamentit monist, – shkruan Manjani në Facebook.

Postimi i plotë:

Për të gjithë ata që më pyetën “mbi ç’ligj Presidenti i Republikës nuk duhet të shkojë tek Komisioni Hetimor”,po ju sjell në vemendje nenin 162 të Kodit të Procedurës Penale.

Nenet e këtij Kodi janë të zbatueshme edhe për procedurat hetimore parlamentare.
Dhe kur Prokurori i shtetit e ka detyrë ti shkojë në zyrë Presidentit të Republikës, Ulsiu po e po! Si Çeço madje.

Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit mund edhe të shkojnë, Presidenti JO!

Ky është një nen që ka të bëjë me dinjitetin e funksionit Publik dhe jo domosdoshmërisht të personave që e kryejnë arë funksion.

Nuk mund të shkalafatet Presidenti i Republikës nëpër qorrollepsje politike parlamentare. Presidenti është zyrtari që ka në dorë të kufizojë Parlamentin nëpërmjet të drejtës së vetos.

Ndaj them që është gabim vatja e Presidentit aty, në atë gjellë qensh. (Ndjesë qenve).