“Mallkim kuqezi”: Panucci ndahet edhe nga e dashura

0

Samanta Togni, mësuese vallëzimi në emisionin e famshëm italian, “Ballando con le stelle”, dhe ish trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Christian Panucci, nuk janë më në krahët e njëri-tjetrit. Ata u njohën në “show-n” e RAI-t, dhe ishin të lidhur prej tre vitesh, por tashmë, zyrtarisht, i kanë dhënë fund kësaj historie dashurie.

Në një intervistë të dhënë për të përjavshmen italiane “Di Piu”, Samanta Togni pranoi ndarjen:

“Po, është e vërtetë, jemi ndarë. Por nuk kam ndërmend të jap sqarime.”

Një periudhë e vështirë për ish-trajnerin kuqezi, që pas largimit nga Shqipëria tashmë ka humbur dhe të dashurën.

"Mallkim kuqezi": Panucci ndahet edhe nga e dashura