Luftëtari në kërkim të shpëtimit: Afron trajnerin grek

0
Jorgos Marantas

Tashmë është zyrtare. Një grek ulet në stolin e Luftëtarit. Pas largimit edhe të Klodian Duros që u rikthye në postin e drejtorit teknik, bluzinjtë kanë gjetur edhe timionierin e ri i cili vjen nga shteti helen. Ai është 46 vjeçari Jorgos Marantas i cili ka marrë përsipër misionin e vështirë për të shpëtuar Luftëtarin nga rënia në kategorinë e Parë. Siç njofton edhe vetë klubi bluzi në faqen zyrtare, Jorgos Marantas gjatë gjithë karrierës së tij ka drejtuar klube të ligave të ulta në Greqi.

Njoftimi i Luftëtarit:

Trajneri i ri është Jorgos Marantas. 46-vjeçari grek, drejton që nga viti 2008, dhe të gjithë karrierën e tij ka qenë në krye të ekipeve inferiore greke.Disa prej skuadrave që ka drejtuar Marantas janë PAS Lamia, Panahaiqi, Kavala, Trikala apo Panelefsiniakos. Ekipi i fundit i tij ka qenë Aris Avatou, në krye të cilit ka qenë nga korriku i 2018-ës, deri në shkurt të 2019-ës.