Luçiano Boçi: Rama dhe Nikolla po ia bëjnë “naftën” kësaj rinie

0

Fushata ka filluar dhe Ministria na paska nxjerrë nga mënga një Ligj për rininë, që do udhëtojë 1094 km për të bërë “mrekullinë” e rradhës.

Pasi ka vite që tallet “de facto” me Rininë, Rama dhe Lindita, tani po kërkojnë të tallen dhe “de jure”.
Dmth, sade fare, me Ligj.
Çfarë cinizmi me rininë?!
A thua kjo i paska penguar?!
Një Ligj-indulgjencë ky, apo si ofertë fast food-i “një sufllaqe një kola falas”, që kërkon të ushqejë të rinjtë me lugën e zbrazët të propagandës të një qeverisje makute e t’i nxjerrë nga pas gjuhën.
Qëllimi i vetëm i të cilit është thjesht mashtrimi i ca votave.
Zhgarravinat që Rama e Lindita i shkruajnë si falle filxhanësh, nuk verbojnë e trullosin më askënd.
Kilometrat e ligjit nuk janë asgjë para mijërave kilometrave që bën çdo ditë rinia shqiptare, me avionë, tragete, me trena, makina, në këmbë e çfarë t’i dalë përpara, për tu larguar nga sytë këmbët nga ky vend, pa e kthyer kokën pas, pikërisht, për shkak të hartuesve të këtij ligji.
80% e të rinjve, sipas sondazheve më prestigjoze ndërkombëtare, të cilët Rama dhe Lindita po u bëjnë “dhuratë” ligjin-dekoratë, duan “t’i bëjnë naftën këtij vendi” dhe mos ia shohin bojën as Kryeminstrit e as ministres.
Sepse Rinia sot është e papunë e pashpresë dhe pa të ardhme.
Sepse Rinisë sot është e dëshpëruar dhe e revoltuar, jo se nuk ka ligj për të, por sepse të gjithë detyrimet ligjore që ekzistojnë nuk zbatohen në asnjë gërmë.
Rinisë sot i rrëmbehet nga xhepi edhe qindarka e fundit, për shkak të tarifave të larta të shkollimit, të abuzimit dhe korrupsionit.
Sepse Rinia shpërfillet kudo, në shkolla, Universitete, administratë dhe nuk ka më fuqi vendimmarrëse.
Sepse Rinia nuk mbështetet financiarisht nga shteti, nuk kreditohet, nuk stimulohet, por i është dorëzuar gratis nga qeveria alternativës së rrugës, kriminalitetit e drogës.
Sepse rinia sot nuk ka nevojë për hipokrizi ministrore e kryeministrore, por ka nevojë për alternativë dhe për zgjidhje.
Rinia është nisur tashmë në rrugën e saj e nuk devijohet me autobuza me ngjyra ylberi, për të shkulur pushtetin e kalbur, të hartuesve të paaftë e trushkulur të këtij vendi!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here