Luana Vjollca zbulon kuptimin e veçantë që ka kënga e re për të

0
Luana Vjollca zbulon kuptimin e veçantë që ka kënga e re për të
Luana Vjollca zbulon kuptimin e veçantë që ka kënga e re për të. Një ditë më parë , Luana Vjollca publikoi bashkëpunimin e saj me grupin ‘TNT’, duke risjellë këngën e njohur ‘Moj bjondin me sytë e zi’.
Menjëherë pasi u publikua, ajo mori shumë mbështetje nga fansat, miqtë dhe kolegët e saj, të cilët përveç këngës komentuan shumë dhe ‘look-un’ e saj. Mirëpo, mesa duket kënga ‘Moj bjondin me sytë e zi’ ka një kuptim të veçantë për moderatoren. “Faleminderit grupit ‘TNT’ për këtë ftesë, të më ofrohet kjo këngë legjendare që gjithë jetën e kam këndu dhe e kam dashur shumë fort, është nder për mua.
PS: Unë, motrat dhe mami ia kemi dedikuar gjithmonë këtë këngën njëra-tjetrës”, ka shkruar Luana në një postim në ‘Instagram’, ku përveç se ka shprehur vlerësimim e saj për këtë këngë, ka zbuluar dhe një detaj interesant. Siç dihet, familja e Luanës është konsideruar si ‘Kardashian’ shqiptare dhe kjo këngë përshtatet më së miri me flokët e tyre biondë dhe sytë e zinj.