Lleshaj dhe Braçe qajnë hallin e fasadës por për “baltosjen” e Shqipërisë nuk nxjerrin një fjalë

0
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj reagon pas lyerjes me bojë të fasadës së ministrisë

I dëgjuat dje, që na qaheshin dhe deri në atë pikë sa të bënin funeral për atë fasadën e lyer me bojë të zezë nga protesta opozitës.

Filluan propagandën me Lleshajn, i cili mësyni policinë protestueve për ti ndërzyer, po aq banalisht si çunakët që ndërzejnë qentë për tu përleshur. Na doli dhe idhtari i pastërtisë socialiste, por i infektuar nga sekti rilindas, Braçe. Ai që ka folur për parime dhe ka luajtur rolin e aktorit si oponent i qeverisë, por tani i erdhi rradha të ketë një copëz tepsie më të madhe.

Të gjithë këta që flasin dhe kanë merakun e bojallisjes së fasadës, duhet të ulen, dhe ta shohin seriozisht këtë çeshtje, sepse ata bashkërisht me kapitenin e tyre, Ramën e kanë baltosur shumë herë më shumë këtë vend. Aq shumë, sa jemi kthyer në pikë referuese droge, kokaine e vendprodhimi hashashi. Aq shumë sa Hollanda po mendon seriozisht heqjen e vizave për vendin tonë. Aq shumë se negociatorja për Ballkani e tha troç; “Shqipêria ti harrojë hapjen e negociatave në qershor”.

Sa rreshtuam më lart janë pohim të 24-orëve të fundit se po të risjellim të tjera deklarata do shkonte gjatë si artikull. Pra, Lleshaj dhe Braçe kanë merakun e fasadës, por për Shqipërinë si plas fare. Le të mundohemi ta themi bukur, por përfundimi do të jetë i njejtë. Këta po e baltosin aq shumë këtë vend saqë pasojat do ti vuajmë në vitet në vazhdim.

Sot, më shumë se kurrë, ne duhet të dalim në shesh, dhe vendimit politik të opozitës duhet ti shtojmë të gjitha këto problematika që kjo revoltë të zgjerohet dhe masivizohet akoma më shumë.

MEDIA LINE NEWS| medialine.al