Lezhë: Zbulohen detaje nga plagosja e biznesmenit

0

Detaje të reja kanë dalë nga plagosja me armë zjarri e 37-vjeçarit Ardian Kola në Lezhë.

Mësohet se autori është Aleksandër Dedgjonaj, i cili ka plagosur me dy plumba në këmbë 37-vjeçarin pas një sherri për bizneset e tyre.

Mësohet se autori dhe i plagosuri kanë bizneset pranë njëri-tjetrit në qytetin e Lezhës. Ardian Kola i ka një biznes që jep makina me qira, ndërsa Dedgjonaj dyqan celularësh. Konflikti mësohet se ka lindur për çështje biznesi, ndërsa vijojnë hetimet.

Ata fillimisht kanë konfliktuar fizikisht dhe më pas Dedgjonaj ka marrë armën dhe ka plagosur të riun.

Kola po trajtohet në spitalin e Lezhës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa autori është në kërkim nga Policia.