Lezhë: Një lokal është shkrumbuar i tëri gjatë natës të së dielës

0
Lezhë: Një lokal është shkrumbuar i tëri gjatë natës të së dielës

Një zjarr i madh ka përfshirë një lokal në hyrje të tregut të Lezhës dhe e ka shkrumbuar plotësisht.

Ngjarja ka ndodhur në të gdhirë të ditës së hënë. Fatmirësisht nuk ka pasur viktima, por vetëm dëme materiale.

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e rënies së zjarrit . dyshimet paraprake janë se shkak është bërë një shkëndijë elektrike.