Lezhë: Basha shpalos planin për rimëkëmbjen e bizneseve të vegjël

0
Shkodër: Tregtarët ankohen për rënies drastike të punës

Kryetari i PD, Lulzim Basha teksa takoi biznesin e vogël në Lezhë iu rikujtoi se me të ardhur në pushtet, i gjithë biznesi i vogël me nën 140 milionë lek të vjetra në vit do të përjashtohet nga TVSH, taksa do të jetë 0.5% e xhiros vjetore me një pullë të vendosur këtu në vitrinë.

Një tregtar i tha: ” Keni bërë shumë mirë që keni ardhur. Bashkia ka punuar, por qeveria na ka lënë

Basha iu përgjigj: :Taksat e Bashkisë së Lezhës janë 20%-25% më të ulta se taksat e bashkisë së Sarandës. Çmimin e energjisë e keni parë të rritet, çmimin e naftës e keni parë të arrijë kulmin. Askush s’e paguan naftën më shtrenjtë se shqiptarët. E ashtuquajtura “heqja e taksave për biznesin” është kthyer në një boomerang, me të gjitha gjobat, çmimin e rritur të energjisë dhe naftës, ndërkohë që kudo ku kam qernë më kanë thënë se xhiro ka rënë dhe njerëszit nuk kanë lek për të blerë.”

Një tjetër tregtar vërejti: “Mezi nxjerrim bukën e gojës. Asgjë tjetër.

” Kjo është gjendja kudo, – i tha Basha. –  Kjo situatë po çon në mbylljen më të madhe të biznesit të vogël në Ballkan. Sot që flasim 50 biznese të vogla do të mbyllin qepenat për të mos i hapur më. Dhe kjo ndodh çdo ditë. Kjo është e papranueshme. Familjarët po humbin bukën e gojës dhe punën. Qeveria nuk ka në vëmendje papunësinë e shqiptarëve. Nuk kanë këtë interes, por pasurinë e tyre marramendëse. Kjo situatë do të marrë fund një orë e më parë. Qëllimi ynë është punësimi, prioriteti ynë kryesor. Ju duhet të vazhdoni biznesin për veten tuaj dhe punësim për njërëzit. I gjithë biznesi i vogël me nën 140 milionë lek të vjetra në vit, që jam i sigurt se ti nuk e ke as gjysmën e asaj xhiroje në Lezhë, do të përjashtohet nga TVSH, taksa do të jetë 0.5% e xhiros vjetore me një pullë të vendosur këtu tek vitrina jote, mirëqënie dhe punësim. Qëllimi ynë është të merrni dikë tjetër në punë, e jo të të mbyllet biznesi.”