Lëkundjet në Korçë: Rama telefonon urgjent Presidentin Meta

0
Çfarë pritet të ndodhë nesër: Rama dhe Meta njoftojnë dalje për shtyp

Fill pas lëkundjeve të para kryeministri Rama menjëherë ka telefonuar Presidentin Meta:

Rama: Përshëndetje simboli i shtetit dhe i shqiptarëve kudo ku ndodhen. Kam gabuar duke mos mbajtur foton tënde në kanavacë, por zgjodha më mirë të të mbaja në zemër se në mur. Dhe ti ke hyrë njëherë dhe s`ke për të dalë kurrë. Presidenti im si të kam? 

Meta: Leri furçet dhe lajkat. Po të kishe kaq dashuri për mua nuk do më shkarkoje. Po nejse, unë jam në rërë tani duke shijuar rrezet e fundit të diellit para tërmetit apokaliptik. Kishe ndonjë gjë? 

Rama: Unik mbetesh Iliri im. Humori jot nuk gjen hapësirë të ta kuptojnë të gjithë, por unë e kuptoj. Dëgjo, Presidenti im, si është e mundur që e gjete për tërmetin? 

Meta: Kam edhe unë strukturat e mija që punonjë për ti garantuar sigurinë çdo shqiptari. Por, koka jote mushkë, nuk më dëgjon mua. Madje shkon aty dhe më nxjerr atë Spiropallën me deklarata qesharaka. 

Rama: I madh je Liri. Unë e kam problem këtë pjesën e kokëfortësisë, por po të gjesh mënyrat e duhura edhe mi prek telat. Ti e di se si? Sa për Elisën mos ma luaj, please. E ke parasysh e kam pikë të dobët, siç ke ti doktorin. 

Meta: Si?

Rama: Hahahah po ja me ndonjë ngjalë dhe nai gotë verë? Ngjalat që gatuan ti Presidenti im nuk i gjen askund tjetër? 

Meta: Hajde se këtej jam. Gjë tjetër kishe se kam shkarkuar Samsung Health dhe duhet me plotësuar hapat për sot. 

Rama: Një gjë e kam me merak se të tjerat i diskutojmë kur të takohemi? Si e parashikon e fiton Juvja Champions sivjet?

Meta: Ore, lë nam. Tërmetet kanë filluar e ti merresh me sport?

Rama: Okkkk, e lashë. Shifna.