Leicester fundos Arsenalin ndërsa Vardi nuk ndalet

0
Leicester fundos Arsenalin ndërsa Vardi nuk ndalet

Dhelprat po përjetojnë një fazë kampionati të ngjashme me sezonin kur u shpallën kampion në ishull. Ekipi i drejtuar nga Brendan Rodgers mposhti Arsenalin me rezultatin 2-0.

Golat e fitores për Leicesterin u shënuan në pjesën e dytë nga Vardy (68`) dhe Maddison (75`). Ekipi vendas dominoi ndeshjen duke mos i lënë hapësira topçinjëve të ishin të rrezikshëm.

Kjo fitore e ngjit Leicesterin në vendin e dytë në klasifikim me 26 pikë, po aq sa dhe Çelsi i Lampard. Ndërsa Arsenal i largohet akoma më shumë zonës Champions duke mbetur në kuotat e 17 pikëve në vendin e 6-të të Premier Leagues.

Sulmuesi i dhelprave Jamie Vardy po tregon një super formë ku aktualisht është golashënuesi i Premier Leagues me 11 gola duke lënë pas talentin e Çelsit Abraham me 10 gola dhe Agueron me 9 gola.

MEDIA LINE NEWS