Ledio Lako ngacmon me koment Jul Deda-n

0
Ledio Lako ngacmon me koment Jul Deda-n

Aktori i humorit, Jul Deda ka postuar foto nga zyrat në Tv Klan ku po punon bashkë me kolegun e tij Visjan Ukcenaj. Por, ndërsa ata pozojnë së bashku, aktori i Portokallisë kap detajin në foto.

Me sa duket Jul Deda nuk e kam menduar që mbrapa tij janë temat e emisionit, që mund të lexohen lehtësisht nga konkurenca dhe mund të huazohen.

“Kujdes temat mrapa. Mos ja u zbuloj!”– shkruan Ledio Lako.

“S’ka gjë, kopjoni se kemi të tjera”- i përgjigjet Jul Deda.

“E thash numri njëjës, ç’ke me të tjerët,”- vijon Ledio Lako.

“Që t’i ndash me shokët pra…mos u bëj egoist. Jepi edhe të tjerëve,”– i përgjigjet Jul Deda.

“Jo, jo asnjonit, veç unë, dua t’jua kaloj të gjithëve,”– shkruan Ledio.

Së shpejti startojnë programet më të ndjekura të humorit, dhe duket se kanë filluar përgatitjet për hapjen e një sezoni të suksesshëm.