Kylie Jenner lançon krem për fytyrën ndërsa fansat publikojnë efektet anësore

0
Kylie Jenner lançon krem për fytyrën ndërsa fansat publikojnë efektet anësore

Kylie Jenner lançon setin më të fundit për lëkurën, fansat i kundërvihen në ‘Twitter’: Të shkatërron fytyrën Miliarderja e famshme, Kylie Jenner ka nxjerrë së fundmi në treg linjën më të re të produkteve për kujdesin ndaj lëkurës, megjithatë duket se gjërat nuk kanë shkuar dhe aq mirë kësaj here për të.

Pas lançimit të locioneve të ndryshme, fansat kanë shkruar të gjithë në llogaritë e tyre ne ‘twitter’ se ‘scrub-i’ që 21-vjeçarja ka nxjerrë të “shkatërron” fytyrën. Shumë prej tyre i janë drejtuar Jenner duke e pyetur nëse ajo është konsultuar me dermatologë për produktet e fundit që mbajnë emrin e saj. Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga vetë Kylie, megjithatë pritet që shumë shpejt ajo të përgjigjet ndaj akuzave të bëra nga ndjekësit në rrjetet sociale.

Kylie Jenner lançon krem për fytyrën ndërsa fansat publikojnë efektet anësore