Kushtoi 13 mijë euro, ndërtohet makina e parë elektrike

0

Pesë të rinj gjakovarë kanë arritur të ndërtojnë makinën e parë elektrike.

Të mbështetur nga Fondacioni “Bonevet” dhe disa donatorë të tjerë, ata arritën pas dy viteve punë, të ndërtojnë një makinë elektrike funksionale.

Ata shpresojnë se projekti i tyre i quajtur “Electric Buggy” (Makinë Elektrike), do të zgjerohet në të ardhmen, me qëllim mbrojtjen e ambientit.

Projektuesit e makinës planifikojnë të ndërtojnë disa makina të tilla dhe të shfrytëzohen në rrugën e vjetër të Gjakovës, ku do të ndalohet qarkullimi për veturat me naftë e benzinë.

Ndërtimi i kësaj makine ka kushtuar në total 13 mijë euro.