Kusha e ka nxehur Oriola Marashin që prish fjalorin

0
Kusha e ka nxehur Oriola Marashin që prish fjalorin

Modelja Oriola Marashi ka rënë gjithmonë në sy për shkak të formave të saj duke u renditur ndër më të mirat në profesionin e saj.

Por kohët e fundit, Oriola ka bërë bujë me sherrin me moderatoren Einxhëll Shkrian, të cilës i shkoi poshtë banesës dhe e dhunoi fizikisht bashkë me modelen tjetër, Kejvina Kthellën.

Së fundmi, Oriola ka postuar një mesazh në rrjetin e saj në Instagram duke u shprehur se një mik i mirë njihet në ditë të vështira, ndoshta duke i hedhur një “kunjë” Einxhëllit, me të cilën ka pasur raporte shoqërore.

“Miku i mirë njihet në ditë të vështirë. Legenat njihen sa hapin gojën…,”-shkruan Oriola në Instastoryn e saj.

Ngjarja ndodhi disa javë më parë, teksa modelet Marashi dhe Kthella, shkuan në orët e mbrëmjes poshtë shtëpisë së moderatores në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë për t’u sqaruar, por debati degradoi në dhunë fizike mes tyre.