Kush po përfiton nga vendosja e taksës 100% ndaj Serbisë

0

Shqipëria rezulton një prej pesë përfituesve më tëmëdhenj, pas vendosjes së taksës 100% të Kosovës drejt dy shteteve, Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës.

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave të Kosovës dhe të përpunuara nga Monitor, për periudhën janar-prill 2019, Kosova importoi nga Shqipëria mallra me vlerë rreth 66 milionë euro, me rritje 66%, ose 24.5 milionë euro më shumë, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në vlerë absolute, Shqipëria ka rritjen e pestë më të lartë të eksporteve, pas Turqisë (+29.6 milionë euro), Greqisë (27 mln euro), Gjermanisë (21.5 mln euro), dhe Maqedonisë (24.7 mln euro).

Këto shtete kanë ndarë dhe pjesën më të madhe të tortës prej 134 milionë euro që la Serbia për këtëperiudhë dhe 20 milionë euro të Bosnjës. Importet nga këto dy shtete drejt Kosovës ishin minimale në katër muajt e parë të vitit, në përkatësisht 2.4 dhe 1.2 milionë euro, si rrjedhojë e efektit të taksës 100% që u vendos për produktet që vinin nga Serbia dhe Bosnjë Hercegovina.

Për periudhën janar-prill, importet e Kosovës nga Shqipëria zunë 6.4% të totalit, duke e renditur Shqipërinënë partnerin e pestë tregtar, pas Gjermanisë (12.7% e totalit), Turqisë (11.8%), Kinës (9.4%) dhe Maqedonisë (6.7%). Një vit më parë, importet e Kosovës nga Shqipëria përbënin 4.4% të totalit.

Giza dhe çeliku është produkti kryesor që shitet drejt Kosovës, duke zënë gati 40% të totalit, për 4 mujorin e parë të vitit, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Shqiptar i Statistikave, INSTAT. Ky grup ka shënuar një rritje prej 16% me bazë vjetore për periudhën janar-prill.

Arif Shkalla, drejtor ekonomik i fabrikës së përpunimit të çelikut Kurum, një prej eksportuesve më tëmëdhenj në vend, pohon se rritja është ndikuar nga vendosja e taksës 100%, jo me Serbinë, por me BosnjëHercegovinën. “I vetmi konkurrent i yni në Kosovë ishte fabrika e Zenicës nga Bosnja, që është pjesë e e industrisë Arcelor Mittal”, pohon Shkalla. “Në momentin që u vendos taksa, importuesit e Kosovës u kthyen tek ne”. Ai pohon se kërkesa nga Kosova është rritur menjëherë me 15-20%. Ecuria pritet pozitive në muajt në vijim, për shkak të kërkesës sështuar nga partnerët e Kosovës.

Rritjen më të madhe e kanë shënuar eksportet nga Shqipëria drejt Kosovës të lëndëve djegëse minerale, kryesisht naftës, e lidhur me rigjallërimin e aktivitetit të përpunuesit të naftës, ARMO. Eksportet e këtij grupi drejt Kosovës, sipas INSTAT, u rritën me 17 herë, duke ndikuar në gjysmën e rritjes. (shih grafikun: Eksportet nga Shqipëria drejt Kosovës, sipas kapitujve, 4 M I). Ky grup zinte 14% të totalit të eksporteve shqiptare në Kosovë për periudhën janar-prill 2019.

Grupi i tretë është “Kripërat, sulfuret, oksidet, gëlqere dhe çimento”, kryesisht çimento e tulla, me një rritje 35% për 4 mujorin. Ky grup zuri 6.7% të totalit. Asllan Baraj, CEO i fabrikës së tullave KID ALB thotë se taksa e ka dhënë efektin pas muajit mars të këtij viti. “Krahasuar me të njëjtin vit më parë shitjet kanë qenëmë të larta. Edhe për fabrikat në Kosovë, nga informacionet që kam nga tregu, ecuria ka qenë e mirë. Unëmendoj që edhe nëse hiqet taksa ndaj produkteve serbe, kompanitë shqiptare tashmë i kanë fituar tregjet”, shton ai.

Rritje dy shifrore kanë shënuar dhe “Zarzavatet e ngrënshme dhe rrënjët e tuberat përkatëse”, “Alumini dhe artikuj prej tij”, “Artikuj të ndryshëm të prodhuar”, “Mobileritë, kreva., dyshekët, llampat dhe pajisjet e ndriçimit etj”, “Ekstraktet ngjyrosëse dhe tanike, stukot dhe mastiçet, bojrat”, “Letra dhe kartoni, artikuj të brumit të letrës dhe të kartonit”, “Xeherorët, zgjyrat dhe hiri”, por duke u nisur nga një bazë e vogël.

Kosova është i vetmi vend me të cilin Shqipëria ka një suficit tregtar, madje të lartë, me eksportet që ishin 4 herë më të larta sesa importet në janar-prill 2019, ndërsa është partneri i dytë për eksportet pas Italisë. Ky bilanc është përmirësuar ndjeshëm në favor të Shqipërisë në pjesën e parë të këtij vitit, teksa eksportet drejt Kosovës janë rritur më shpejtësi, të ndikuara nga taksa 100% mbi Serbinë e Bosnjën, ndërsa importet janëulur (shih grafikun Bilanci tregtar i Shqipërisë me Kosovën, janar-prill).

Teksa qeveria e Kosovës së fundmi “kërcënoi” dhe Shqipërinë me një taksë të tillë, më të humbura nëse,kjo do të materializohej, do të rezultonin bizneset shqiptare./Monitor