Kur mësimi dhe marrja e dijes të rrezikojnë jetën

0
Kur mësimi dhe marrja e dijes të rrezikojnë jetën

Kur mësimi dhe marrja e dijes të rrezikojnë jetën. Kjo është “drama” që po kalojnë nxënësit e shkollës së Bashkuar në Qukës.

Janë plot 420 nxënës që rrezikojnë jetën e tyre në një godinë jashtë çdo fuksioni. Këtë e ka denoncuar me anë të një postimi Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi.

POSTIMI I PLOTË

Shkolla e mesme e bashkuar në Qukës rrezikon seriozisht jetën e nxënësve.
Çarjet dhe krisjet e godinës janë evidente dhe mësimi këtu as nuk duhet të kishte nisur, pasi rreziku i saj ka qenë i konstatuar.
Por askush nuk u kujtua të ndërhynte për ta riparuar.
Prindërit e mësuesit sot hezitojnë të fusin fëmijët në klasa.
Para një viti doli nga funksioni dhe godina ngjitur e po kësaj shkolle.
Tani 420 nxënës rrezikojnë qiellin e hapur dhe dështimin e procesit mësimor.
Ministria rri e vëzhgon, duke ja lënë topin në derë vetëm pushtetit lokal.

MEDIA LINE NEWS| medialine.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here