Kupa Amerikës: Brazili shkon nē finale ndërsa “plas” në kampin argjentinas

0

 

Kritikat ndaj Lionel Messit do të vijojnë pasi argjentinasi humbi një tjetër shans për të fituar një trofe me përfaqësuesen e Argjentinës.

Brazili ka mposhtur “Albiçelestët” me rezultatin 2-0 dhe është kualifikuar në finalen e Kupës së Amerikës

Ekipi i drejtuar nga Tite gjeti golin shumë shpejtë, me Gabriel Jesus (19’) që shfrytëzoi mjaft mirë asistimin e Roberto Firminos.

Dyshja në fjalë ishin në formë të jashtëzakonshme në ndeshjen e mbrëmshme, pasi i dha fund çdo shpresë të Argjentinës për rezultat pozitiv 20 minuta para fundit.

Kësaj radhe, Jesus me disa driblime të bukura pasoi mjaft mirë te sulmuesi i Liverpool (71’) i cili vulosi rezultatin 2-0.

Brazili në finale pret fituesin e ndeshjes Kili – Peru.