Ku është opozitarizmi demokratik i Patozit me parti por ide?

0
Astrit Patozi ankimon rezultatin e zgjedhjeve. Piji lëngun votimeve o Titi

E kisha, por edhe të tjerë mund të ndajnë të njejtën ndjesi me mua dhe për të shkuar në idenë se e ” kemi harruar” Patozin.

I ngritur nga gjumi letargjik i disa viteve, votimet farsë tē 30 qershorit e panë dhe e vendosën në vëmendje si kundërshtari i vetëm ndaj Ramës. Por, fati ja ktheu reston shumë shpejt. Ashtu sikurse e ngriti shpejt ashtu edhe e vuri sërish në gjumin e tij letargjik. Këtë herë paksa më ndryshe, madje shumë ndryshe.

Siç ja thonin edhe qëmoti, çoç dëgjuam se Patozi ishte njē lojē e Ramës për të pasur kundërshtar. Madje, çoç dëgjuam se na paskërka financuar mirë, po mirë ama, Patozin dhe partinē e tij Bindja. Dhe, nuk janē habi sikur të ishin tē vërteta, madje shumë. Sot, rastësisht mu kujtua, nga një reklamë me adeziv, diku aty te rruga e Elbasanit nē afërsi me Degën e Thesarit. Kur, pashë atë simbolin, më erdhën në mend ato pak raste kur Patozi fliste, ndaj Bashës, ndaj sistemit, ndaj Ramës dhe për popullin. Kishte raste, teksa e lexoja Patozin, që mendoja se Basha kishte gabuar me të dhe disa të tjerë. Por, çoç na qenkërka ndryshe. Me të vertetë Patozi qenkërka kundra Bashës, por ai qenka edhe kundra këtij vendi. Madje më keq akoma qenka me Edi Ramën. Dashka paratë e tij qē ky i fundit ja merr shqiptarëve.

Dhe në atë moment, e hoqa mendjen nga ai adeziv, kalova dorën sipër flokëve dhe thashë “T’lumtë o Patoz, e sigurove jetën ti për një muaj”. Dhe, pêr dreq, si nuk hape gojë më? Një, të mallkuar llaf të kishe thënë kundra Ramës. Kundra pushteti. Ore edhe kundra popullit. Duhet të flisje Patoz sepse qershori ishte i bekuar në pasuri, por humbe edhe ato pak njerëz, që tek- tuk, të lexonin e të mbështesnin. Tē lutem një kërkesë kam, ndryshoje emrin e partisê. Ke mundësi plot “Bindja Rilindjes”, Bindja e Lekut”, “Bindja pa bindje”. Si të duash por vetëm kêshtu si e ke jo!