Kryetari i Komunès Mitrovicès: Nëse preket Mitrovica do kemi luftë

0

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, tha sot se “nëse preket qyteti i Mitrovicës, do të ketë luftë,” transmeton Klan Kosova. Kjo deklaratë vjen në kuadër të bisedimeve për një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës dhe çështjes ende të pazgjidhur të territoreve.

Bahtiri foli në tubimin e 19 vjetorit të masakrës se 3-4 shkurtit 2000, që la të vdekur 10 persona dhe plagosi 25 të tjerë. Komuna e Mitrovicës organizoi këtë akademi përkujtimore në bashkëpunim me Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, transmeton Klan Kosova. Në organizimin e përkujtimores, morën pjesë edhe të mbijetuar nga masakra. Shefi i grupit parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca tha se kjo masakër ka qenë e organizuar drejtpërdrejt nga shteti serb.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here