Kryeministri Rama takon djemtë e kombëtares para ndeshjes me Islandën

0
Kryeministri Rama takon djemtë e kombëtares para ndeshjes me Islandën
Kryeministri Rama takon djemtë e kombëtares para ndeshjes me Islandën

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka takuar nga afër ekipin kombëtar të futbollit pak orë para takimit me Islandën (ora 20:45, “Elbasan Arena”).

Kreu i qeverisë mësohet se ka shkëmbyer disa batua me kuqezinjtë, të cilët kanë marrë kritika nga opinioni sportiv për shkak të humbjes së thellë 4-1 me Francën, sidë ku u shënua edhe një incident në momentin kur do të këndohej himni shqiptar (u ngatërrua me të Andorrës).

Kujtojmë se për këtë episod të pakëndshëm Kryeministrit i ka kërkuar ndjesë personalisht presidenti i Francës, Macron.