Kryeministri Haradinaj forcon tonet kundër Thaçit e Veselit

0
Kryeministri Haradinaj forcon tonet kundër Thaçit e Veselit

Serbia vazhdon të përçajë qeverinë e Kosovës. Krerët e shtetit kanë qëndrime gjithnjë e më të kundërta sa i përket taksës dhe marrëveshjes me Beogradin.

Në një letër dërguar disa liderëve botërorë kryeministri Ramush Haradinaj e bën të qartë se cenimi i territorit të Kosovës në dialog me Serbinë është i papranueshëm.

Por Presidenti Hashim Thaçi nga ana e tij, shprehu gatishmërinë për arritjen e kompromiseve të nevojshme me Serbinë në një letër dërguar presidentit amerikan Donald Trump.

“Prandaj, më lejoni t’ju ofroj garancitë e mia personale se si President i Kosovës do të jem i gatshëm dhe i vullnetshëm që të bëjë kompromiset e nevojshme për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të balancuar me Serbinë”

Pjesë nga letra e Hashim Thaçit

Për kryetarin e këshillit kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi, Thaçi ka bërë shkelje kushtetuese në ofrimin e kompromisit.

“Ofrimi i kompromisit paraprakisht nuk është e drejtë kushtetuese, përkundrazi është shkelje e rendë e kushtetutës, pasi është thirrje për cenimin e territorit dhe të sovranitetit të shtetit”

Jakup Krasniqi

Të martën, Kryeministri Ramush Haradinaj përsëriti edhe një herë qëndrimin e tij kundër kërkesës së kryetarit të kuvendit Kadri Veseli për pezullimin 120 ditor të taksës ndaj importeve serbe.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here