KRYEMADHI: Rama po e largon me vetëdije Shqipërinë nga Evropa

0
Kryemadhi: Protesta e 13 prillit është e të gjithë shqiptarëve

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka akuzuar Ramën se po e mban me vetëdije vendin larg Evropës, ndërkohë që për shqiptarët një gjë e tilklë do të thotë izolim, mungesë punësimi dhe rritje mirëqenie.

Në një deklaratë për mediat, pas vendimit të Holandës për rikthimin e regjimit me viza me vendin tonë, ka thënë se kjo është një vulë dështimi e Ramës që e vuri vetë Holanda.

“Krimi është partneri më i ngushtë me qeverinë, të zyrtarëve të lartë që kanë eksportuar edhe në BE, ku Holanda është vetëm një nga vendet, por ky fenomen ka prekur edhe vende të tjerat e BE.  Raporti i DASH e cilëson vendin bazë operacionale të bandave të krimit të organizuar”- tha ajo.

Duke folur për vendimin e Holandës, ajo theksoi se kjo rrezikon të pasohet në një proces zinxhir që pret të reflektohet edhe në vendimin e qershorit për negociatat e vendit tonë me BE.

“Nuk ka më kohë për të pritur, vetëm reagim përfundimtar përballë kapjes së shtetit nga krimi i organizuar”- ka thënë ajo.