Kryemadhi: Meta, një makineri politike e vështirë për ta ndalur

0
Kryemadhi: Meta, një makineri politike e vështirë për ta ndalur

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka dhënë sot një intervistë për News24 ku ka folur për situatën në vend dhe aksionin opozitar. Kryemadhi është shprehur se mungesa e dialogut mes palëve vjen për shkak të arrogancës së kryeministrit. Ajo thekson se zgjidhja e krizës bëhet vetëm me zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe flet për “përballje me bishën”.

Sa i përket mendimee ndryshe mes opozitarëve, Kryemadhi shprehet se do të thotë që demokracia brenda frontit opozitar funksionon, pra asnjëri nga ne nuk është vasal i njërës apo tjetrës, qoftë, partitë e vogla, qoftë partitë e mesme, qoftë partitë e mëdha respektojnë mendimet e njëri tjetrit. Ajo mohon se ka përçarje në opozitën e bashkuar.

Kryemadhi flet edhe për komisionin hetimor për Presidentin e Republikës Ilir Meta, duke u shprehur e pashqetësuar.

Meta ka qenë përpara komisionit hetimor parlamentar i cili po e akuzon për shkeljen e Kushtetutës. Mendoni se ky komision do ta marri aktin ekstrem deri në shkarkimin e presidentit?
Mua nuk më shqetëson fare kjo gjë. Nuk është pjesë e axhendës time politike dhe e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Axhenda jonë është të nxjerrim Shqipërinë nga ky lloj fukarallëku të cilën e ka futur regjimi i Edi Ramës. Besoj se z. Meta i ka kapacitetet e veta për t’u përballur politikisht dhe di të them që është një makineri politike që është shumë e vështirë për ta ndalur.