Korçë: Motori përplas të moshuarën

0
Korçë: Motori përplas të moshuarën
Korçë: Motori përplas të moshuarën

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Korçës, ku janë përfshirë një motorrist dhe një e moshuar.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit juglindor, pranë bashkisë, ndërsa e moshuara është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Korçës.

Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e të moshuarës, ndërsa motorristi është shoqëruar në komisariat.