Konsumi i lartë i mishit kuq rrit mundësinë e prekjes nga kanceri

0
Konsumi i lartë i mishit kuq rrit mundësinë e prekjes nga kanceri

Edhe nje racion proshute ne dite eshte e rrezikshme per shendetin pasi rrit mundesine e prekjes nga kanceri i zorreve. Nje person duhet te konsumoje me pak se 70 gr mish te kuq ne dite.

Këto janë rezultatet e një studimi të realizuar së fundmi nga Universiteti i Oksfordit, që del në konkluzionin se mishi i kuq mund të jetë i dëmshëm për shëndetin. Gjysmë milionë njerëz janë përfshirë në këtë studim në harkun kohor të 6 viteve. Në përfundim u zbulua se 2609 persona që kishin konsumuar mish të kuq ishin prekur nga kanceri i zorrëve.

Për çdo 10 mijë njerëz që konsumonin rreth 21 gram mish të kuq në ditë, apo proshutë, 40 prej tyre u diagnostikuan me kancer të zorrëve. Rreziku i prekjes rritet gjithashtu në varësi të sasisë së mishit apo proshutës së konsumuar. Një fetë proshutë është rreth 23 gram mish i përpunuar.

Departamenti i Shëndetësisë në Britani të Madhe këshillon që personat të cilët konsumojnë 90 gram mish të kuq në ditë, duhet të ulin normën në 70 gram.

MEDIA LINE NEWS| medialine.al