KOMENT: Ramë i pifsh lëngun rritjes ekonomike se po na varfëron

0
KOMENT: Ramë i pifsh lëngun rritjes ekonomike se po na varfëron

Përtej situatës rënduar politike që po kalon vendi, një tjetër aspekt është lënë në hije, ekonomia.

Sipas shifrave të fundit vetëm në muajin prill u mbyllën mbi 4200 biznese të vogla. Me një llogaritje të thjeshtë janë mimimalisht 12 000 persona që mbesin pa të ardhura. Shtuar edhe barrën e sigurimeve të papaguara nga 4200 biznese dhe më pas edhe listat e shtuara tek ndihma ekonomike.

Kjo është pasqyra ekonomike e muajit prill, sepse po të zgjatemi në kohë, shifrat janë të frikshme. Dhe, personi më i marrë, më shumë se Rama, nuk do guxonte të fliste për bereqet ekonomik. Nga biseda të ndryshme lokaleve të lagjeve, nuk ka tavolinë që të mos dëgjosh,“mora vesh që djali kishte ikur, ishalla rregullohet andej me nai punë”. E gjithë shpresa e shqiptarëve po varet tek emigracioni dhe po bëjnë çmos që në rastin e parë që iu jepet të marrin valixhet dhe të ikin. Të moshuar që mbeten vetëm dhe presin ndonjë dhuratë në euro që të shtyjnë muajin se pensioni nuk po i del më. Dhe, nën zë, apo në shtëpi thonë me vete “shyqyr që u rregulluan andej fëmijët se ne do bëjmë si do bëjmë“.

Nëse shpërngulemi në një kënd tjetër, atyre mes tregtarëve, të gjithë qahen. S`ka punë, ska lekë. Nuk po blen më njeri. Nuk rrihet më këtu. Edhe nuk kanë faj. Fuqia blerëse ka rënë ndjeshëm dhe familjet shqiptare po mundohen të kursejnë ndonjë lek mënjanë, sepse mendojnë se kohë të vështira do vijnë akoma. U munduam me fjalë të thjeshta, pa shumë ëndje për të gjetur koordinimin e mirë mes tyre, sepse varfëria nuk ka asgjë të bukur në tërësinë e saj.

Po, ka dhe një anë tjetër pastaj, ajo që të bën të çoroditesh mes vete. Punonjës administrate që dergjen lokaleve, apo vendeve të fshehuram si skuthë, për të ngrënë mish të skuqur. Herë paguajnë e herë jo, sepse kanë mësuar taktika se si të shfrytëzojnë pushtetin. Këta dhe një pjesë jo e vogël, po kanë probleme me kolesterolin kur me mijra familje mishin e kanë të “zhdukur” prej kohësh.

Dhe, ne po e mbyllim, me një mesazh drejtuar atij që është arsyeja që ky vend është katandisur në këtë gjendje. Ramë i pifsh lëngun rritjes ekonomike se po na varfëron.

MEDIA LINE NEWS| medialine.al