KOMENT: Pse Rama mbushi kutitë?

0
Rama deklaron

Tanimë temperaturat ranë, ato politike, sepse i nxehti i Korrikut po tregohet i pakursyer. Kampet janë qetësuar, krahasuar me javën e 30 qershorit dhe një faktor kyç ishin ndërkombëtarët, për mirë apo për keq këto dy muaj në vazhdim do të na e tregojnë.

Nëse do ti bënim një rezyme ad-hoc të votimeve, sepse zgjedhje nuk mund ti quajmë, dhe numërimit të votave, do të thonim se ishin më keq në standarte se dy zgjedhjet e fundit. Presion tek votuesit, komisionerët mbushën kutitë, numëruesit shpallëm rezultatet e “urdhëruar nga selia mavi” dhe që ishin cuditërisht më shumë se sa vota ishin hedhur në kuti. KQZ- ja tregoi se ishte politike dhe jashtë funksionit primar, sepse edhe sot nuk di të japë një shpjegim për përqindjen e pjesmarrjes, rezultatet e habitshme të numërimit dhe organimizim amatoresk. Rama “fitoi” edhe pse u duk në siklet dhe mē i palumtur, sikur mund të humbiste. Pse?

Kjo është një pyetje, përgjigjen e së cilës, ne do duhet ta japim mbi hipoteza të mundshme, sepse me një racë ndërkombëtarësh kameleonë dhe një politike absurde, kurrë nuk i dihet. Rama zhvilloi zgjedhjet dhe ndërkombêtarët si kanë njohur, deri më tani, por ia kanë hedhur topin Kushtetueses. Ndërkombëtarët fituan sepse për ta stabiliteti është primar, ndërsa demokracia, të paktën në vendin tonë, nuk e kanë në axhendë. Pjesmarrja e ulët, pavarêsisht presioneve, i tha qartë Ramës se “koha e tij ka mbaruar”, sikurse ndërkombëtarët ia kanë bërë të qartë. Rama u “lejua” të mbajë 30 qershorin e vetëm si një “nder të fundit” para se ai të hapë rrugën dhe të largohet.

Deri në këtë pikë gjithkush me një llogjikë të pastër e kupton. Por, ajo që nuk ka sens ishte mbushja e kutive dhe rezultate absurde gjatë numërimit? Kjo është enigmatike. Interesi i Ramës ishte të tregonte një proces korrekt dhe perfekte, ndërsa ai veproi në të kundêrtën, sepse kêshtu është urdhëruar. Ndërkombëtarët kanë urdhëruar Presidentin të dekretojë 13 tetorin si datë zgjedhjesh dhe deri atêherë votimet e bëra për Ramën dhe të urdhëruara nga ndërkombëtarët do të hidhen poshte. E gjitha ishte për të pasur fakte të pakundërshtueshme që zgjedhjet të bëheshin nul.

E gjitha kjo nuk është fantazi. Dalja e Ramês dhe fitorja e sikletshme dhe plot djersë i dha “medaljen e nderit” nga ndërkombëtarët për rolin e luajtur dhe kuptoi që i kishte nxirë përgjithmonë fytyrën dhe i kishte dhënë fund karrierës tij politike si Kryeministër. Kjo përforëcohet edhe nga thirrjet për dialog ndaj opozitës.

Dhe, tanimë këto dy muaj për Ramên do jenë “zjarr” sepse duhet të negociojë për të përfituar sa më shumë pas largimit  të tij.

Media Line News