KOMENT: Ja pse opozita duhet të futet modoemos në zgjedhje

0
PD vendos sot datën e protestë së parë anti-qeveritare

Situata politiko- ekonomike në vend është në një ngërç total. Opozita e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 2017-ës nuk ekziston më. Në parlament janë futur individë të rinj, por që duket se nuk janë nē lartësinë për ti bêrë oponencë qeverisê Rama.

Kur na ndajnë pak muaj para mbajtjes sê Zgjedhjeve Lokale, opozita e cila po mban protesta periodike, deri tani nuk ka vendosur të futet në zgjedhje. Por, a êshtë ky vendimi më i mirë? Absolutisht që jo për vetë opozitën, por edhe vendin.

Sê pari, nëse partia socialiste shkon në zgjedhje e vetme apo me kandidatura kundërshtare “figurantë” do të marrë 100% të bashkive. Me një pushtet të tillë lokal dhe qëndror, askush nuk mund ta rrëzojë nga pushteti Edi Ramën. Ky do të jetë edhe fundi i demokracisê në Shqipëri dhe situata ekonomike do të jetë e zymtë. Prandaj oppzita duhet të shkojë në zgjedhje.

Së dyti, Lulzim Basha në këto momente ka mbështetjen më të madhe nga ana e mbështetësve demokratë dhe me shumë predispozita për të tërhequr rreth PD-sê edhe votues “gri”. Kjo êshtë konfirmuar edhe nga sondazhet e publikuar, të cilat përtej interpretimeve, pasqyrojnë trendin rritës të opozitës bashkuar. Por, kjo mbështetje nuk do të rezistojë gjatë sepse largimi do jetë një zgjidhje shumë e arsyeshme. Dhe, ky largim do të ndikojē ndjeshëm nē elektoratin opozitar. Kësisoj opozita do e kishte akoma më të vështirë ardhjen në pushtet.

Së treti, opozita duhet të futet në zgjedhje dhe të bëjë përpjekjet që të fitojë në sa më shumē bashki. Kjo pêr ti ofruar një standart qeverisjeje ndryshe, për tia bërê të qartë se si do të jetë qeverisja e opozitês.

Arsyet e sipërpërmendura janë veçse maja e ajzbergut se pse opozita duhet të futet në zgjedhje edhe me koston që Rama të jetë kryeministër. Pavarësisht se rreziku i blerjeve është i lartë, PD bashkë me partitë opozitare duhet të mbështeten tek vala popullore që kërkon ndryshim.

MEDIA LINE NEWS| medialine.al