Klevis Balliu: Qytetarët ti bashkohen protestës së Banorëve të Astirit

0
Klevis Balliu: Qytetarët ti bashkohen protestës së Banorëve të Astirit

Pas 78 ditësh maratonë si përkrahës i banorëve të Unazës së Re, deputeti demokrat, Klevis Balliu ka ndarë një video nga e gjithë protesta në faqen e tij të “Facebook”.

Balliu teksa i bën thirrje qytetarëve të bashkohen për të luftuar vjedhjen, i cilëson banorët e “Astirit” si heronj.

“HERONJTË E ASTIRIT DHE SAKRIFICAT E TYRE

Ja si janë përballur me padrejtësinë.

Të bashkohemi të gjithë për të luftuar vjedhjen, krimin dhe mosndëshkueshmërinë”, shkruan ai në Facebook.