Kjo ishte protesta më e shqiptarizuar këto vitet e fundit

0

Nuk ka dalë askush nga qeveria apo media qeveritare tē nxjerrë pamje me dron dhe të tregojē pjesmarrjen e ulët. Masivitet kishte dhe nuk e hedh poshte askush.

Kjo ishte protesta që shumëkush e krahason me 21 janarin e kobshëm. Po ishte në pjesmarrje dhe e shqiptarizuar. Pse ta mohojmē kjo protestë është tamam shqiptare se ata që ishin aty mund të ishin demokratë apo të LSI-së, ama halle kanë. Përtej anësisë politike, sepse ne e kemi nē gen një llogjikë politike, kjo ishte protestë nga shqiptarët për shqipërinë.

Në shumë portale, nga mania e klikimeve, u quajt një protestë e dhunshme dhe tregoi se populli shqiptar ska kulturë proteste. O ju marrtë e mira, kjo është kultura jonē e të protestuarit. Po mirë po francezëve si do tu themi, njerës té prapambetur. Ashtu e kanë kulturën e të protestuarit francezët. Historikisht kanë djegur e shkatërruar. Kanë ndryshuar më shumë se çdo popull europian modelin e qeverisjes nga monarki në republikë.

Ne duam të protestojmë në mënyrë europiane, por harrojmë që ne jemi shqiptar. Jemi impulsiv, jemi arrogant kur kemi pushtet. Jemi gjakënxehtë dhe me të pasur pushtet të shkelim me këmbët. E shikoni se çbën Rama sot dhe çdo soji e sorollopi rilindas. Ju e shihni dhe përjetoni arrogancën shtetërore çdo herë sa halli ju përplas me institucionet shtetërore. Prandaj duhet të jemi realist se këta jemi ne.

Protesta e 16 shkurtit shënoi edhe njē pikē kthese e besimi se kjo qeveri thyhet. Askush nuk e mbron dhunën, as nuk e dëshiron, por kur rrezikon të mbetesh pa shtëpi nuk ka mē llogjikē. Kur nuk ke çfarë ti vësh fëmijëve para në tryezë nuk ka llogjikë. Andaj ju që rrini e shkruani pas portaleve dhe televizioneve jeni rehat. Sepse edhe nëse dilni jashtë Tirane bëni për relaks e shkoni në restorante. Por, jashtë Tirane ka edhe jetë dhe luftë për mbijetesë.

Dhe për ta mbyllur me një thënie, se Rama ia ka ënda të publikojë hera-herës edhe ne po e mbyllim me një thënie. “Në dashuri dhe luftë (mbijetese) gjithçka lejohet”

MEDIA LINE NEWS| medialine.al