KËTA JANË TË MARRË: Deputeti i PS kërkon anti-protestë

0
KËTA JANË TË MARRË: Deputeti i PS kërkon anti-protestë

Deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja, ishte i ftuar mbrëmjen e së mërkurës në studion e televizionit Ora News, ku tha se protestat e organizuara nga Partia Demokratike janë marrëzi, e për këtë qytetarët e Tiranës duhet të ngrihen për një anti-protestë paqësore.

Ai shprehet se qytetarët e Tiranës po pengohen të shkojnë në shkollë, punë dhe aktivitetet e tjera, për shkak të marrëzisë së protestave.

Sipas tij PD-ja është ende në kohë që t’i regjistrojë kandidatët e saj.

“PD-ja është në kohë, le të shkojë t’i regjistrojë kandidatët.

Edhe për protestat tani, ka ardhur koha në Tiranë të ketë një tubim paqësor të qytetarëve të Tiranës.

Marrëzia e protestave po i pengon qytetarët të shkojnë në punë, në shkollë.

Qytetarët e Tiranës ka ardhur koha të dalin në një protestë paqësore kundër kësaj marrëzie politike”, tha deputeti Ulsi Manja.

Opozita vijon protestat e saj që prej djegies së mandateve. Ajo kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.