Këngëtari Erik Lloshi nxjerr sekrete: Në dasma më ka ngacmuar edhe nusja

0
Këngëtari Erik Lloshi nxjerr sekrete: Në dasma më ka ngacmuar edhe nusja

Këngëtari Erik Lloshi është një nga emrat e muzikës që njihet edhe si një nga zërat më të “gjallë” për dasmat.

Por duket se edhe kjo punë ka “sikletet” e saj.

I ftuar në emisionin “Trkit”, Lloshi ka treguar se ka patur raste kur nusja e ka ngacmuar, në kohën kur ai ka shkuar për të kënduar në dasmën e saj.

Metodat sipas tij, janë nga më të ndryshmet.

“Shiko, duhet të dish si të reagosh, duhet të jenë gjërat në rregull. Ka ndodhur që nusja më ka ngacmuar, apo edhe të ftuara në dasma, me letra, më numrat e telefonit. Por unë i ndaj gjërat”, ka thënë Lloshi.

Eh Erik, siklet më vete është edhe ky!